Së bashku me aktivistët e #Gjallnohu, kaluam një ditë të bukur në natyrë, të dedikuar për shëndetin mendor. Të rinjtë patën hapësirën të ndajnë përjetimet e tyre, të shprehin ndjenjat dhe të reflektojnë përmes aktiviteteve kreative.
Përmes lojërave të ndryshme, secili u ndje i lirë të shprehë veten dhe të rrjetizohet me pjesëmarrësit e tjerë.
Ky aktivitet është në kuadër të projektit #Gjallnohu që zbatohet nga Activism Roots dhe përkrahet nga European Endowment Democracy.





