Sot mbajtëm një sesion informues për bursën prestigjioze Chevening
, që ofrohet nga Ambasada Britanike në Kosovë. Takimi solli bashkë shumë të rinj nga Gjakova, të cilët patën rastin të mësojnë nga afër për këtë mundësi të veçantë për studime dhe zhvillim profesional
.
Në sesion morën pjesë Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, si dhe përfaqësuesit e Chevening Alumni Kosova: Flutura Kusari, Fitim Mulolli dhe Mjellma Vula.
Ata ndanë përvojat e tyre personale, treguan për mënyrat e aplikimit dhe dhanë tips & tricks të dobishme për ata që synojnë të aplikojnë
.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të marrin këshilla praktike, duke u larguar nga sesioni me më shumë motivim dhe besim për të provuar fatin e tyre me këtë bursë
.

