Rëndësia e trashëgimisë kulturore në Gjakovë

Projekti ka për qëllim zhvillimin e lidhjes mes komunitetit të Gjakovës dhe trashëgimisë kulturore, përmes aktiviteteve të fokusuara në ndërgjegjësim, edukim dhe promovim të trashëgimisë lokale. Kjo synon të angazhoj të rinjtë dhe qytetarët për të rritur dijen dhe vlerësimin e tyre për pasurinë kulturore të vendit.

Do të realizohen aktivitete konkrete, përfshirë trajnimin e 200 të rinjve për trashëgiminë kulturore dhe rëndësinë e saj në zhvillimin lokal dhe kombëtar, specifikisht nxënësit e drejtimit Arkitekturës në Shkollën Teknike ‘Nexhmedin Nixha’ dhe drejtimit të turizmit në Shkollën Ekonomike ‘Kadri Kusari’. Këto trajnime do të ndihmojnë në krijimin e një brezi të ri të vetëdijshëm për mbrojtjen e pasurisë kulturore. Po ashtu do të marrin pjesë në vizita edukative në objekte të mbrojtura të trashëgimisë kulturore, të shoqëruar nga ciceronë të certifikuar, duke i ekspozuar ata drejtpërdrejt me historinë dhe rëndësinë e këtyre vendeve.

Një aspekt inovativ i projektit është përmirësimi i platformës digjitale  www.exploregjakova.com . Kjo platformë tashmë ekziston dhe synohet ta zhvillojmë më tej për ta bërë më funksionale, më të shpejtë dhe më të lehtë për t’u përdorur nga turistët. Përveç përmirësimeve teknike, platforma do të ofrohet edhe në gjuhën shqipe për të qenë më e aksesueshme për turistët nga rajoni. Me rritjen e numrit të vizitorëve në Gjakovë çdo vit, kjo platformë do të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e turizmit dhe trashëgimisë lokale, ku duke u bërë UPDATE dhe duke u përshpejtuar përdorimi i saj, dhe rregullimi i contenteve në search, do të mundësoj që të jetë platformë adekuate, sikur shembujt jashte vendit.

Përmes këtyre aktiviteteve, projekti pritet të ndikojë pozitivisht në ndërgjegjësimin e qytetarëve për trashëgiminë kulturore, të përmirësojë përvojën e vizitorëve në Gjakovë dhe të ndihmojë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tradicionale të qytetit.

Ky projektet mbeshtetet nga Ministria e Kulturës , Rinisë dhe Sportit.


This project aims to strengthen the connection between the community of Gjakova and its cultural heritage through activities focused on awareness, education, and promotion of local heritage. It seeks to engage young people and citizens to increase their knowledge of and appreciation for the country’s cultural assets.

Concrete activities will be carried out, including the training of 200 young people on cultural heritage and its importance for local and national development, specifically students in the Architecture program at the Technical School “Nexhmedin Nixha” and the Tourism program at the Economic School “Kadri Kusari.” These trainings will help create a new generation conscious of the protection of cultural assets. Participants will also take part in educational visits to protected cultural heritage sites, accompanied by certified guides, providing direct exposure to the history and significance of these places.

An innovative aspect of the project is the improvement of the digital platform www.exploregjakova.com. This existing platform will be further developed to make it more functional, faster, and easier to use for tourists. In addition to technical improvements, the platform will be offered in the Albanian language to make it more accessible to visitors from the region. With the growing number of visitors to Gjakova each year, this platform will play an important role in promoting tourism and local heritage. By updating and accelerating its usage, and optimizing content for search, it will become an adequate platform comparable to international examples.

Through these activities, the project is expected to positively impact citizens’ awareness of cultural heritage, improve visitors’ experiences in Gjakova, and contribute to the preservation and promotion of the city’s traditional values.

This project is supported by the Ministry of Culture, Youth, and Sports.