Chevening Alumni Foundation në Kosovë, në bashkëpunim me Ambasadën Britaneze në Kosovë dhe Activism Roots, organizon një sesion informues për të gjithë të interesuarit për të aplikuar në bursën Chevening.
Kur: Të Marten
Ora: 11:00
Ku: Pallati i Kulturës
Në këtë sesion do të mësoni më shumë rreth:
1. Procesit të aplikimit dhe afateve
2. Kriterieve të përzgjedhjes
3. Përvojave të ish-bursistëve nga Kosova
4. Mundësive që ofron bursa pas përfundimit të studimeve
Ky aktivitet synon të inkurajojë aplikantët e rinj dhe të ofrojë të gjitha informacionet e nevojshme për një aplikim të suksesshëm.
Me shumë rreth bursës mund të gjeni në këtë link: https://www.chevening.org/scholarships/

